Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të riun Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në një zonë periferike të kryeqytetit. Ai ishte pronar i një kompleksi të njohur, ndërsa policia dyshon se 37-vjeçari është vetëvrarë në kushte depresioni dhe stresi. Pranë trupit u gjet edhe arma me të cilën ai u vetëvra. Lazaj ishte pronar i kompleksit “Adorions Palace” në Maminas, ndërsa jetonte në vilën e tij në zonën e Farkës.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here