Nga Nova Media
“Ikni një orë e më parë, nuk ju voton më njeri, ky popull ju ka duruar shumë”, – deklaroi profesor, Përparim Kabo, gjatë një interviste të dhënë sot në emisionin “Top Talk” të gazetarit, Denis Dynjaja.
Sipas tij, një parti që ndryshon politikë nga e majta në të djathtë pa ju dridhur qerpiku, nuk e meriton të votohet.
“Kjo tregon që partitë politike udhëhiqen nga interesa, jo nga vlera, jo nga parime”, – tha Kabo.
Gabo e shprehen hapur pakënaqësinë ndaj depuetit socialist, Pandeli Majko, i cili tha se: “Tani mandatin e tretë do ta marrim për inerci, se njerëzit do të na votojnë prapë ne”.

Jo mor jo, ty të ka ikur koha me kohë, s’të voton më njeri ty”, – i kundërpërgjigjet stidiuesi Përparim Kabo.
“Për çfarë do të votojë ty? Ty edhe shokët e tu për çfarë duhet të votojë? Për borxhin e madh? Për deficitin buxhetor? Për çfarë duhet të votojë? Ikni një orë një sahat e më parë, misioni juaj mbaroi”, – vazhdon ai.
“Demokracia nuk është vjedhje e sovranitetit për të pasur ti pushtetin autokratik, koha juaj ka mbaruar”, – përfundoi Përparim Kabo.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here