Fill pas skandalit të biznesit të boronicave, ku Shkëlzen Berisha kishte blerë një fabrikë 1.8 milionë euro, ai bashkë me Armina Mevlani po shijojnë pushimet luksoze mes Sarandës e Korfuzit. Të shtunën ata u vendosën në vilën luksoze të ndërtuesit të njohur, Artan Dulaku në Keep Merli, ku një natë kushton 2 mijë euro.

 

Po ashtu ai ka vënë në dispozion jahtin e tij luksoz për të udhëtuar në Greqi.
Armina dhe Shkëlzeni, këtë të dielë lundruan me jahtin e pangatërrueshëm të Dulakut dhe pushuan në Korfuz. Një klauzolë e shtetit helen lejon jahtet luksoze nga Shqipëria të hyjnë në Greqi, pavarësisht Covid-it.

Të hënën në mbrëmje jahti u ankorua në Keep Merli dhe ata zbritën, per t’u vendosur në vilën luksoze.

Të martën, sipas burimeve të dritare.net, nga ekuipazhi, jahti do të jetë sërish në dispozicion të çiftit.

Pas këtij udhëtimi mbresëlënës, biznesmenit të njohur do t’i hiqet nofka Dondollaku, siç Berisha e ka quajtur shpesh në përmendjet e tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here