Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditshme të shumë njerëzve. Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për ta parandaluar atë janë të shumta. Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale, që janë frutat.

Ky artikull ju sugjeron një ndër mënyrat më natyrale të kryerjes së këtij procesi pa dëm.tuar organizmin tuaj.

Siç dihet, kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksínat prej tij. Kombinimi i mëposhtëm është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit: 3 kumbulla të thata, 200 ml ujë, 1 limon

Përgatitja: Merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë. Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata, ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës. Kombinojeni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.

Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.

preferenca-al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here