Kafeja ka shumë cilësi që e bëjnë një pije të shëndetshme. Është e lartë në antioksidantë, ju jep energjie dhe për ata që e pinë rregullisht kanë një rrezik më të ulët të diabetit dhe kancerit.

Por dobësitë e kafesë i prekin disa njerëz që kërkojnë një alternativë tjetër kafeje. Kafja mund të shkaktojë probleme me stomakun, gjumin dhe ankth të madh. Ka disa pije energjike që mund të përdorni nëse kafja ju bën dëm janë këto:

Çaji jeshil – Një filxhan çaji i gjelbër pluhur në ujë të nxehtë. Prania e gjetheve rrit nivelin e kafeinës si një filxhan kafeje. Por në vend të një stimulimi të tmerrshëm me një rënie të papritur të energjisë kur kafeina konsumohet, çaji siguron një sens më qetësues falë aminoacidit L-theanine. Përveç kësaj pluhuri i çajit është i lartë në antioksidantë.

Çaj xhenseng – Kafja mund t’ju ndihmojë të përqendroheni, gjë që është pikërisht ajo që kanë përbërësit e çajit të xhensengut. Ekzistojnë prova që panax xhenseni një lloj i bimëve të xhenseneve, mund të përmirësojë performancën mendore në mendimet abstrakte, kohën e reagimit dhe matematikës mendore.

Lëng shege – Ngjyra e e frutit të shegës është e mbushur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në fuqinë e nivelit tuaj të energjisë. Lëngu i shegës është i njohur për potencialin e tij antioksidues dhe polifenolët e tij janë duke u studiuar për shërimin e forcës së muskujve.

Uji – Nuk ka mënyrë më të mirë për të luftuar uljen e energjive dhe dehidratimin se me një gotë të ftohtë uji. Nëse jeni të dehidruar, uji mund të rritë funksionin kognitiv dhe gastrointestinal së bashku me performancën fizike. Pra, para se të shkoni për kafe, pini disa gota ujë -kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më energjikë.

nga Anila Kalleshi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here