Pjesë e emisionit Historia ime në Tv Klan, ka qenë e ftuar një grua 41-vjeçare e cila ka preferuar të shfaqet me kurriz për të ruajtur anonimatin e saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe mjaft prekëse. Ajo është me ngjyrë të bardhë, por u dashurua me një djalë të komunitetit rom dhe pasi u martua, shkoi të jetojë tek familja e tij. Jeta aty nuk ishte siç e kishe ëndërruar, atë nuk e donte askush nga familja e burrit, rriheshe dhe dhunoheshe çdo ditë nga ata.

Mirela Milori: Po pse?

41-vjeçarjaNdoshta mentaliteti i ngjyrës, i racës.

Mirela Milori: Zonja është me fytyrë dhe nuk e shihni, ajo është e bardhë dhe ish-bashkëshorti i përkiste komunitetit rom. Në fakt duhet të ishte familja jote më diskriminuese sesa ata.

41-vjeçarja: Normal.

Mirela Milori: Si u dashurove me një djalë të komunitetit rom, çfarë të tërhoqi?

41-vjeçarja: Isha me pushime tek gjyshja në Gjirokastër, në atë kohë i kishim shitur shtëpitë dhe lekët i lamë në firmat piramidale edhe shkuam për pushime në Gjirokastër dhe jetuam për disa kohë në shtëpi me qira. Jetesa me nusen e vëllait brenda, me vëllain gjithashtu nuk më dukej shumë e mirë dhe më ndikoi dhe pak kjo. Më mirë thashë të iki të largohem sesa të krijoj debate në shtëpi.

Mirela Milori: Si ndodhi takimi apo kontakti i parë me të?

41-vjeçarja: Nusja e dajës tim e kishte të sajin dhe vinte aty shpesh. Aty u njohëm dhe kontaktuam për herë të parë. Më mori, më rrëmbeu, më tha do vish, i thashë po do vij.

Mirela Milori: Sa kohë kishit që njiheshit, që vendose të ikje me të?

41-vjeçarja: 1 muaj e gjysmë. Atje më mori, më donte, njerëzit e tij nuk më donin. Qëndrova 4 muaj atje dhe filluan kontradiktat, sidomos me vëllain e vetë. Ata ishin 12 veta në shtëpi, i martuar vëllai, kunata beqare. Gjeta shumë njerëz në shtëpi brenda. Kunati më thoshte nuk duam bukë nga duart e tua. U largova nga shtëpia, isha shtatzënë 4 muajshe.

Më gjeti mami shtëpi me qira, më mbështeti për disa kohë. Pasi linda çunin, vjen kunati nga Greqia, vëllai i burrit, vetëm ai më donte, më përkrahte. Më tha nuk ke pse të ndahesh, lëri njerëzit, jetoni më vete. Më tha bëjë këtë gjë për vetën tënde, fëmijën dhe vëllain tim. Shkova prapë, aty filluan problemet, më rrihnin dhe dhunonin të gjithë përveç burrit. I thoja kur vinte, ziheshe me ta por s’kishte ç’të bënte.

tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here