Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, janë paditur nga një grua për të cilën Kenneth Petty ishte i dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

Gruaja 43 vjeçe ka ngritur padi pasi pretendon se çifti u përpoq të ndryshojë dëshminë e saj, raportojnë mediat amerikane.

Petty vuajti katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të adoleshentes në atë kohë.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Rrethin Lindor të Nju Jorkut, gruaja pretendon se Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty.

Padia pretendon se, menjëherë pas arrestimit të Petty në vitin 2020, ndërmjetësi i dha reperes numrin e gruas. Minaj dyshohet se e ka thirrur dhe i ka ofruar ta dërgojë atë dhe familjen e saj në Los Angeles, por gruaja e refuzoi ofertën.

Sipas padisë, gruaja thuhet se i ka thënë Minaj: “Unë kam nevojë që ju të më kuptoni si gruaja-gruan, se kjo është ajo që ndodhi”. Disa ditë pas refuzimit të ofertës, gruaja pretendon se ajo dhe familja e saj u përballën me një sërë vizitash dhe telefonatash.

Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Padia, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se ajo po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja.

Ekipi ligjor i muzikantes ende nuk i është përgjigjur akuzave, thonë mediat amerikane.

Minaj dhe Petty nisën historinë e dashurisë në vitin 2018 dhe një vit më vonë njoftuan se ishin martuar. Çifti ka një djalë 11 muajsh.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here