Një sulm me armë ka tronditur Anglinë pasi një person vrau pesë qytetarë dhe më pas veten.

Jake Davison , është autori i sulmit në Plymouth, të cilin autoritetet e konsiderojnë si më të rëndët që nga viti 2010, ndërsa specifikojnë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

Tre gra, një burrë dhe një fëmijë ishin mes viktimave që u qëlluan në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.
Katër persona vdiqën në vendngjarje dhe një vdiq më vonë në spital, sqaron policia në deklaratën për ngjarjen.

Zëdhënësi i policisë Luke Pollard shtoi se ishte “tmerrësisht e dhimbshme” fakti se një nga të vrarët ishte fëmijë.

Ndërkohë një dëshmitare okulare tregoi se së pari, kishte britma, të ndjekura nga të shtëna armësh me pas.

Autoritetet ndërkohë u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin këshillat e policisë .

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here