Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama festoi 60-vjetorin e lindjes më 7 gusht me një festë në kuptimin e plotë të fjalës.

Më herët, Obama kishte organizuar një festë gjigante me plot 700 të ftuar, por për shkak të kritikave në mbarë botën për papërgjegjshmërinë ndaj masave anti-Covid, ai u detyrua që ta anulonte. Në këtë mënyrë, ai organizoi një festë me miqtë e tij më të ngushtë.

Për shkak të përhapjes së re të variantit Delta gjatë javës së kaluar, Presidenti dhe Zonja Obama kanë vendosur të zvogëlojnë ndjeshëm ngjarjen për të përfshirë vetëm familjen dhe miqtë e ngushtë.

Presidenti Obama është mirënjohës për të tjerët që i dërgojnë urimet e tyre të ditëlindjes nga larg dhe mezi pret t’i shoh njerëzit së shpejti”, ka thënë zëdhënësja e tij, Hannah Hankins.

Së fundmi, një video ku Obama shihet duke kërcyer, ka bërë xhiron e rrjetit. Në këto imazhe, të postuara në rrjetet sociale nga DJ Erykah Badu, tregohet ish-presidenti me një veshje shumë larg kostumit serioz që jemi mësuar ta shohim.

 

Nga ana tjetër, nuk munguan kritikat se si një politikan ka mundur që të gjejë kohë për t’u argëtuar në një moment kur kriza e ko ronavi rusit nuk ka përfunduar dhe pa respektuar masat për parandalimin e kor onavir usit.

Më herët është bërë e ditur se për të marrë pjesë në festë, të ftuarit duhet të kishin me vete një test negativ.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here