Nëse i shihni për herë të parë fotot me bikini të Carolyn Hartz, me siguri nuk do t’ju shkonte kurrësesi në mendje se ajo është nëna e tre fëmijëve dhe as më shumë e as më pak se 70 vjeçe. Por, australiania që i ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore ka një sekret kur vjen puna tek ruajtja e këtyre formave: Ka 28 vite që nuk konsumon sheqer.

Një një intervistë për Daily Mail, Hartz rrëfeu se pas vitesh të tëra së qenuri e varur ndaj ëmbëlsirave, ajo vendosi ta eleminonte tërësisht sheqerin duke e zëvendësuar atë me një ëmbëlsues natyral të quajtur Xylitol dhe ajo e cilëson këtë si ndryshimin e madh që e çoi në format fizike që ajo ka tani.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje dhe shëndet. Asgjë nuk është aq e vështirë sa duket. Kini besim te vetja dhe do të bëheni ashtu si keni dashur gjithmonë të jeni

preferenca.al.com

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here