u mund të mos jeni të vetëdijshëm për gjithë energjinë negative që gjendet në shtëpinë tuaj. Mund të mos mendoni për të, por ajo manifestohet në shumë mënyra që ndikojnë në mirëqenien tuaj. Kur ka shumë energji negative në shtëpinë tuaj, ju mund të ndiheni të shqetësuar, shumë të stresuar, të nervozuar etj

Nëse ndiheni në këtë mënyrë, është koha për të larguar gjithë energjinë negative nga shtëpia juaj. Kjo duhet të bëhet një rutinë për juve, meqë është një proces mjaft i thjeshtë.

Përbërësit:

1 gotë me ujë;
2/3 lugë gjelle kripë deti;
2 lugë gjelle uthull;
4 pika vaj i bardhë sherbele;

Instruksionet:

Vendosni kripën e detit në një enë dhe mbusheni me ujë. Pastaj shtoni uthullën brenda dhe më pas vajin e sherbelës. Nuk keni nevojë ta përzieni. Këtë gotë vendoseni në dhomën tuaj, por nëse dëshironi një pastrim të thellë të energjisë përsëriteni të njëjtën procedurë me gota të tjera dhe vendosini në vende të tjera të shtëpisë.

Lëreni gotën për 24 orë pa e prekur fare. Më pas, shikoni nëse ka pasur ndonjë ndryshim në ujë. Nëse uji duket njëjtë, në shtëpinë tuaj nuk ka pasur energji negative. Sidoqoftë nëse uji ka ndryshuar ngjyrë, ose nëse vëreni një ndryshim, dilni jashtë dhe derdheni ujin së paku 50 m larg shtëpisë tuaj. Pastaj përsëriteni këtë deri sa uji të mos ndryshojnë. Nëse dhomat janë të mbushura me energji negative, ju mund t’iu duhet ta përsëritni këtë 1 herë në javë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here