Hikikomori, ose “të burgosurit e rinj” është një term japonez. Hikikomori është fenomen social që në fakt nuk shqetëson gjithë Japoninë. “Hikikomori” fjalë për fjalë do të thotë “të qëndrosh mënjanë”. Përdoret për të përshkruar ata që vendosin të tërhiqen nga jeta shoqërore për periudha të gjata, duke u mbyllur në shtëpinë e tyre, pa pasur asnjë lloj kontakti të drejtpërdrejtë me botën e jashtme. Një fenomen që prek kryesisht të rinjtë e moshës 14 deri 30 vjeç, kryesisht meshkuj (midis 70% dhe 90%).

Një fenomen që fillon nga Japonia, por gjithashtu po ndikon kudo. Në Itali për shembull mendohet të ketë rreth 100 mijë raste.
Marco Crepaldi, themeluesi i shoqatës Hikikomori Italia, shpjegoi cilat janë shkaqet më të zakonshme që i shtyjnë të rinjtë të heqin dorë nga jeta sociale.
Fenomeni ka nisur edhe pa pasur rrjete sociale, por këto të fundit e kanë rritur dhe thelluar problemin.

E dyta që do ta thellojë edhe më shumë është pandemia. Një arsye më shumë për të ndenjur në shtëpi, larg dhe pa takime e ndërveprim ballë për ballë.

*Burimi Deejay.it

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here