A keni menduar ndonjëherë pse në mbathjet  e femrave ka një lloj xhepi të brendshëm në pjesën qendrore të mbathjeve? Ne jemi të sigurt, që edhe ju, si shumica e grave, jeni kurioz të zbuloni se për çfarë shërben!

Arsyeja pse kjo copë pëlhure pambuku është gjithmonë e pranishme është higjenike. Shërben pikërisht për të mbrojtur shëndetin e grave. Si? Shpesh të brendshmet tona janë prej dantelle ose sintetike . Këto materiale mund të shkaktojnë acarim të bezdisshëm dhe të dhimbshëm, inflamacione  dhe infeksione.

Për të larguar  këtë problem, u mendua per  një xhep, i cili është pothuajse gjithmonë prej pambuku. Përdoret për të mbrojtur pjesët private të  grave nga mikrobet dhe bakteret me të cilat mund të bien në kontakt dhe që ndryshojnë pH tonë.

Disa detyra të tjera të xhepit të mbrojtes jane :

Ai gjithashtu na mbron nga fërkimi me xhinse dhe veshje të tjera dhe nga djersitja. Një detyrë tjetër për të cilën është projektuar ky xhep  është të thithë lengjet  e zakonshme të femrave  dhe kështu të shmangë njollosjen e rrobave të veshura!

 

Prandaj, copa , zakonisht e dyfishtë dhe e trashë, nuk është asgjë më shumë sesa një mbrojtje për brendesine  femërore, por dhe për të shmangur përhapjen e baktereve dhe çrregullimet e pjesëve private.

E thjeshtë dhe e zgjuar  kjo ide për të shtuar një copë të vogël pëlhure në pjesën që është më në kontakt me zonat intime të femrave të cilat, ndryshe nga ato mashkullore, janë shumë më të prirura për çrregullime të tilla si inflamacioni dhe infeksionet.

Për çfarë shërben tjeter  xhepi i rrëshqitjes?

Sidoqoftë, çdo femer , pavarësisht nga ndihma e vogël  tek breket , duhet të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e zonave intime. Për shembull, higjiena intime është shumë e rëndësishme, preferohet: Te vishni brekë pambuku, shmangni ushqime tepër të rafinuara, bëni vizita të rregullta te gjinekologu dhe mbi të gjitha keni marrëdhënie intime të mbrojtura.

Ja arsyeja pse brekët e femrave  kanë xhep të brendshëm!

Perkthyer nga V.K

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here