Një yll i YouTube tha se “gjërat e këqija ndodhin” pasi shkatërroi një super veturë në vlerë prej 3.4 milionë dollarëve që i përkiste babait të tij miliarder.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gage Gillean, 17 vjeç, i riu i njohur i GG Exotics doli nga rruga me Pagani Huayra Roadster në Dallas, Texas të martën.

Dhe imazhet nga skena tregojnë makinën sportive italiane në copa – të “shpërndarë” nëpër rrugë dhe një derë të këputur.

Vetura unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për herë të fundit për më shumë se 3.4 milionë dollarë.

Gage shpëtoi vetëm me lëndime të lehta dhe më vonë postoi një foto të tij në Instagram.

“… Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje”, shkroi ai.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here