Merr kritika për rritjen e qimeve në trupin e saj.

Një femër mësoi të donte trupin e saj me qime, pa marrë parasysh që ajo është ofenduar nga të tjerët duke e quajtur neveritëse raporton Daily Star transmeton lajmi.net.

Macey Duff 19 vjeçare e do trupin e saj. Ajo filloi të depilohej në moshën 10 vjeçare. Valltarja nga Nevada tha se fillova të depilohesha që në moshën 10 vjeçare për çfarë arsye?  Vetëm pse të gjitha femrat e bëjnë këtë!

Jeta e saj ndryshoi kur u vendos në Hawaii bashkë me familjen e saj në vitin 2016. Ajo bashkë me motrën  e saj shkuan në plazh, aty panë një grua e cila nuk kishte depiluar këmbët. Kjo gjë i la mbresa Macey dhe e bëri që edhe ajo të ndryshonte mendje për depilimin e trupit në përgjithësi.

Macey filloi që të rriste qimet në trupin e saj dhe tanimë janë bërë gjashtë vite që nuk është depiluar.

Ajo tha se në fillim ndihej e trishtuar dhe konfuze, edhe pse fjalët e njerëzve ishin lënduese unë nuk hoqa dorë nga qëllimi im. Tani jam e lumtur me trupin tim pa marrë parasysh mendime e të tjerëve. /Lajmi.net/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here