Fred Valdamar Ortiz rrahu të dashurën e tij shtatzënë dhe përfundoi duke humbur jetën ,pasi u rrah për vdekje nga një grup djemsh dhe vajzash, të moshës midis 13 dhe 19 vjeç. E dashura e viktimës, një grua  41 vjeç, u tha  grupit te  adoleshentëve   se babai i fëmijës që ajo priste e kishte rrahur .

Sipas rindërtimit të fakteve, adoleshentët, e kishin  ndëshkuar, duke e rrahur pas një dyqani në Magna, në shtetin e Utah, në SHBA. Grupi i adoleshentëve, sipas raporteve nga policia lokale, kishte pare  sulmin qe ai beri ndaj  të dashurës së tij kur ata  shkuan  në shtëpinë e gruas për të blerë një qenush, sepse ajo është një rritese  e qenve.

Gjatë vizitës së tyre  në shtëpinë e gruas, djemtë dhe vajzat  vunë re se e dashura e 41-vjeçarit  kishte një sy të maviosur , kështu që ata e pyetën atë se cfare i  kishte ndodhur. Ndërsa ajo ishte akoma e tronditur   , u zbuloi atyre se ishte partneri i saj që e goditi disa minuta  më parë. Adoleshentët e gjetën veten duke u përplasur verbalisht me burrin, por më pas diskutimi degjeneroi: ata e ndoqën atë në rrugë, megjithëse ai  kishte  ikur me një skuter.

Adoleshentët e ndoqën atë me makinë, dhe sipas dëshmive të njërit prej tyre kur arritën në Ortiz, me  makinën  e drejtuar nga një 19-vjeçare, Osyeanna Maria Martinez, e përplasi njeriun që u gjend në tokë. Në atë moment Fred Valdamar Ortiz u cua dhe e vazhdoi arratisjen e tij në këmbë.

Por te rinjte e ndoqen dhe ai u  gjuajt nga grupi qe  e sulmoi atë duke e rrahur me  grushte, dhe më pas e goditen  me një shtizë. Njeriu që rrahu  të dashurën e tij shtatzënë vdiq nga plagët e rënda: tre të rinj u arrestuan për vrasjen e tij, ndërsa të tjerët po hetohen. Gjatë marrjes në pyetje, djemtë bënë të ditur se ata e njihnin gruan dhe donin të ndëshkonin partnerin e saj, duke bërë drejtësi vetë, pa denoncuar Ortizin, i cili ishte në liri me kusht nga polcia .

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here