Aida Shtino mbetet një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun, që nga periudha kur prezantonte emisionin “Njerëz të humbur”. E shkëputur prej vitesh nga ekrani, Aida Shtino ka vendour të rikthehet sërish.

Emisioni i saj do të quhet “Identiteti” dhe do të transmetohet çdo të premte në orën 20.30 në televizionin Fax News.

Ky emision do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj, zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit tonë. Pesonazhe të shquar shqiptare dhe dritë-hijet e tyre.

Histori shqiptare të patreguara më parë që kanë ngelur mister ndër vite, histori dhe enigma që ekzistojne sot në botë, por edhe në Shqiperi për të cilat është folur pak ose aspak, vende, kala, kështjella, kisha të cilat ruajnë një mister, do jenë në fokus të emisionit të Aida Shtinos.

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here