Një ajsberg gjigant është shkëputur nga Antarktiku pranë një stacioni kërkimor britanik, tha të premten Studimi Britanik i Antarktikut (BAS).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajsbergu me përmasa prej 1,270 kilometrave katrorë u shkëput nga zona Brunt Ice Shelf.

“Ekipet tona në BAS janë përgatitur për ndarjen e një ajsbergu nga Brunt Ice Shelf për vite me radhë”, tha drejtoresha e Studimit Britanik të Antarktikut, profesoresha Jane Francis.

Rrethanat që çuan në shkëputjen e madhe filluan të përshpejtohen në nëntor të vitit të kaluar, tha BAS në një deklaratë.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here