Kur isha 3 vjeç e pashë se si na braktisi Babai. U regjistrova ne 4 shkolla te ndryshme dhe ky ishte një nga momentet më të  vështira për mua. Më në fund e braktisa fare shkollën, pa u diplomuar. Ne moshen 23 vjeçare nderron jetë nga mbidoza shoku i im i ngushtë River. Më 1998 u njoha Xheniferin, vajzen me te cilën u dashurova. Më 1999 ajo mbeti shtatzënë. Do lindte një  vajzë, por foshnja nuk mbijetoi.

Kjo ngjarje më mërziti aq  shumë sa që u konfliktuam dhe më pas u ndamë . Pas 18 muajve Xheniferi, ndërroi jetë nga një aksident me makinë. Që prej atij momenti nuk mendova më për lidhje serioze, as per të patur fëmijë! Motra ime e vogël u sëmur me leuçemi. Pas një kurimi te gjatë ajo u shërua. 70% te fitimeve të mija nga Filmi Mat.rix ua dhurova spitaleve për të ndihmuar te sëmurët me leuçemi.

Jam nga të paktët yje hollivudi qe nuk kam Vila luksoze. Nuk e ndjek moden, nuk kam roje! Sikur 100 milion dollar të kem, përsëri do të hipi ne metro, sepse kjo me pëlqen. Besoj se të gjithë jemi të mendimit se brenda një tragjedie të madhe mund te rritet një yll. Nuk është e rëndësishme se çfarë te ndodh në jetë. E rëndësishme është që t’i bësh ballë gjerave me durim

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here