Pasi mungoi në skenë për disa kohë, aktori Xhevahir Zeneli iu rikthye spektaklit të humorit “AlPazar”. Zeneli jetoi për disa kohë në Amerikë, atje ku familja e tij vazhdon të jetojë aktualisht.



Duket se ka qenë pikërisht profesioni i tij që e ndau nga famlija…I ftuar te “Rudina” aktori foli edhe për jetën private.



Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.
“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin.



Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha Zeneli.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here