Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë të çuditshme në lidhje me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Në një emision televiziv, Cako, duke iu referuar atyre që i cilëson “gojë të liga”, ka thënë se Basha është rrëmbyer nga amerikanët në muajin korrik, ku është mbajtur disa ditë në një bazë nëntokësore ushtarake në Kroaci.

Sipas Cakos, amerikanët mund t’i kenë treguar një pjesë të axhendës së tyre Bashës gjatë ditëve që sipas teorive të konspiracionit ai ka qenë i mbajtur peng në Kroaci.

Cako tha:

Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta një pjesë të axhendës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here