Përfituesit e DV-2020: Për më shumë information mbi shfuqizimin e Dekretit Presidencial 10014, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Shfuqizimi i Dekretit Presidencial Nr. 10014”.

Prej datës 29 dhjetor 2020, Ambasada Amerikane e Tiranës rifillon shërbimet e kufizuara të vizave emigruese për kategoritë e vizave për Bashkëshortët (IR1, CR1) dhe të Fejuarit (K1), për ata aplikantë me peticione aktualisht të vlefshme nga USCIS. Disponueshmëria e takimit duhet të jetë e kufizuar pasi marrim masa paraprake për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë punonjësve të Ambasadës dhe atyre që u shërbejmë. Ne e vlerësojmë durimin tuaj të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin tuaj me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Të gjitha shërbimet e tjera rutinë të vizave imigruese dhe joimigruese janë pezulluar. Ju lutemi vazhdoni të monitoroni këtë faqe në internet për përditësimet. Ne do të japim detaje shtesë kur të jemi në gjendje të rifillojmë shërbimet në kategori specifike të vizave.

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

Marre nga faqja zyrtare e AMBASADA E SHBA NË SHQIPËRI

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here