Agjencia amerikane për kontrollin e ushqimit dhe barnave (FDA), ka njoftuar sot se ka miratuar testin e parë COVID-19 për përdorim individual.

Një test që jep rezultatin për 30 minuta dhe është zbuluar në laboratorët e kompanisë Lucida, ka marrë miratimin e FDA-së për përdorim shtëpiak, transmeton Telegrafi.

Ai përdoret në atë mënyrë që blerësi individual e merr për vete dhe tamponin e fut në hundë, dhe çdo person që e përdor duhet të jetë mbi moshën 14-vjeçare.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe spitaleve u është lejuar përdorimi i këtij testi të ri, që jep rezultatet e pacientët brenda 30 minutave.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here