Mediat britanike çdo ditë publikojnë lajme për shqiptarë të arrestuar dhe të dënuar si të përfshirë në rritjen e kanabisit nëpër shtëpi.

Nga janari deri në 27 korrik 2020, nga një kërkim i Top Channel-it në Google, rezulton se janë të dënuar për këtë vepër penale nga gjykatat angleze 75 shqiptarë.

Mosha e tyre është nga 19 deri 40 vjeç. Shumica e të dënuarve kanë pranuar para gjykatës fajësinë duke shpjeguar se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar shumën e parave paguar trafikantëve për të hyrë ilegalisht në Angli.

Por sa paguhet një shqiptarë që punon si bahçevan në shtëpitë e kanabisit që njihen në zhargonin e përditshëm të shqiptarëve të Anglisë si Shtëpi Bari?

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep një shkrim i ditëve të fundit të medias angleze, të cilit i  referohet Top Channel. Në këtë shkrim thuhet se një të riu shqiptar, i quajtur Ledjo Basha, 25 vjeç iu ofruan 2.000 sterlina në muaj të kujdesej për bimët e kanabisit.

Ai kishte dy muaj që kishte pranuar këtë lloj punësimi por nuk kishte marrë ende asnjë sterlinë. Shqiptari u kap në një shtëpi në të cilën policia gjeti 275 rrënjë kanabis me vlerë shitje në treg 100.000 sterlina ose 135 milionë lekë.

Në këtë Shtëpi Bari ishin instaluar 77 drita elektrike 10 ventilatorë  dhe 76 transmetorë elektrikë tha prokurori Saul Brody në procesin gjyqësor në gjykatën Mancheste Crown Court.

Basha pranoi akuzat për kultivim droge dhe u dënua me shtatë muaj burg. Gjykatësi Nicholas Dean QC tha se Basha kishte kërkuar azil dhe i takon autoriteteve të emigracionit të vendosin për dëbimin e tij.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here