Kandidati nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, ka rritur epërsinë në raport me presidentin aktual Donald Trump, dhe aktualisht është para për 10 pikë, tregon anketa më e re e  Fox News

Sipas kësaj, për ekipin e Biden-Harris kanë votuar 53 përqind, kurse për dyshen e Republikanëve Trump-Pence afro 43 përqind, transmeton Telegrafi.

Anketa është kryer në tërë vendin pas debatit të parë mes Trump dhe Biden, dhe pasi që presidenti amerikan rezultoi pozitiv me COVID-19.

Hulumtimi tregon se Biden ka rritur epërsinë muajve të fundit për pesë pikë.

E kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale, për të anketuarit temat më të rëndësishme janë coronavirusi dhe ekonomia, kurse pason sigurimi shëndetësor, problemi me racizmin dhe krimi. /Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here