Pasi kryefamiljari ndërroi jetë, nëna dhe tre fëmijët ngelën në qiell të hapur.

Një lajm i mirë për familjen Kurti në Dardhë të Librazhdit.

Fatmir Brazhda ka njoftuar ditën e djeshme se ka nisur puna për të ndihmuar familjen e Baushe Kurtit.

“Nismës tonë për mbeshtetje është i bashkuar menjëherë edhe deputeti Taulant Balla i cili mundësoi fillimin me hapjen e themeleve dhe do të ngrejmë muret e kësaj shtëpie. Por ashtu sikurse ka thënë Skenderbeu “bashkimi bën fuqinë”, ju lutem kush mundet dhe ka deshire te kontribojë jeni të mirëpritur”, shkruan Brazhda më tej.

“Kemi dëshirë që para se të fillojë dimri këta fëmijë të futen brenda në shtëpinë e re që po ndërtojmë.. Zoti jua shpërbleftë të gjithëve atyre që kontribuojnë, më shkruani për çdo mundësi që keni”, përfundon Brazhda.

The post Apeli për ndihmë/ Shtëpi e re për familjen Kurti, nismës i bashkohet edhe deputeti Taulant Balla appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here