Është dënuar me gjashtë vjet burgim, zyrtari policor, R. Sh., i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara  në Kamenicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, ka konfirmuar ai.

Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

Nje 15-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore  është sulmuar seksualisht nga një polic për mbi pesë muaj. I dyshuari është një 56-vjeçar me inicialet R.Sh, derisa ngjarja ka ndodhur në Kamenicë.

Express raportoi edhe se si erdhi deri tek zbulimi i këtij rasti.

Nga Komuna e Kamenicës i patën thënë gazetës se rasti është zbuluar pas implementimit të reformës për arsim në këtë komunë.

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, pati deklaruar për Express se ata kanë angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta dhe se në këtë mënyrë është zbuluar edhe ky rast.

“Atëherë si institucion na duhet të jemi shumë të kujdesshëm përderisa procesi është hetim, por në këtë rast mundem të ju konfirmoj që nga implementimi i reformës në arsim në Komunën e Kamenicës, kemi angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta.

Ky organizim arsimor ndryshe, ka filluar të identifikojë një problem të tillë si dyshim për abuzim seksual. Vet sistemi i krijuar prej nesh, përmes rrugëve zyrtare të komunës dhe organeve të shtetit, ka arritë të shpërfaqë një sulm të tillë”, thuhet në përgjigjet e Rashitit drejtuar Gazetës Express.

Ka qenë një kompliment i një punonjëse të shkollës që ka zbuluar gjithë rastin.Ajo e kishte përgëzuar të miturën, e ajo i ishte kthyer duke i thënë se ashtu i thotë edhe polici.

Më pas, punonjësja e shkollës e ka pyetur se për cilin polic bëhet fjalë, por 15-vjeçarja s’ka treguar. Pas kësaj, mësuesja e ka përcjellur të miturën dhe e ka inicizuar momentin kur është takuar me policin. Këtë incizim, ajo më pas e ka dërguar në polici dhe më pas kanë nisur hetimet.

Gazeta Express ka siguruar edhe dosjen e Prokurorisë për policin 56-vjeçar.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, thuhet se zyrtari policor R.Sh., nga nëntori i vitit 2020 deri më 20.04.2021, është takuar disa herë në banesën e të dëmtuarës (e mitur), me aftësi të kufizuar mendore dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar sulm seksual.

Sipas prokurorisë, zyrtari policor ka puthur të dëmtuarën në fytyrë, në buzë dhe në pjesën e gjoksit.

“…dhe atë përqafimet me të si dhe prekjet në zonat intime dhe këto veprimet i ka përsëritur në intervale të ndryshme kohore”, thuhet tutje.

Prokuroria thekson se i pandehuri ka pasur njohuri për moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dëmtuarës, por megjithatë ndaj të njëjtës shpesh herë ka kryer sulmin seksual.

“Dyshimi i bazuar se i pandehuri, e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë rezulton nga kallëzimi penal i Inspektoratit Policor të Kosovës”, thekson prokuroria.

mare nga shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here