Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar sërish foto dhe video nga parcela të mbjella me kanabis. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ndan me ndjekësit e tij taktikat e hyrjes për në parcela duke përdorur drone.

Fillimisht sipas Hoxhës kujdestarët e vreshtave mendojnë se po iu vjen Policia dhe FNSH-të dhe largohen me shpejtësi duke e lënë zonën e pastër. Më tej ai ka shënuar se së shpejti do të publikojë një investigim të shkurtër të xhiruar në Përmet e në Këlcyrë.

POSTIMI I PLOTË:

Narcokulture 2020. Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri ndryshe ndonje tufe me qen stani, te pret rrugen Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone. Hapi 1-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi. Hapi 2 Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise… Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines… Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat te mire jane te “zinjte” e murrme. Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke.. Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020. I vetmi sektor qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi… Si ka thene komandanti: jo se nuk ka pune por nuk kemi profesioniste Ne rastin konkrete batuta eshte: Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”…

   

Video Player

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here