Në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë-Krujë-Kurbin, mbeti i vdekur pasagjeri 26-vjeçar dhe u plagos shoferi. Së fundmi mësohet se makina me targa AA 603 IG tip ‘Audi’ ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit.

Policia ka gjetur në makine dy palë targa, doreza dhe maska. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e detajeve të reja dhe zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se mbrëmë viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje, dhe teksa po ndiqeshin nga policia janë aksidentuar.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here