Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin. Sipas një urdhëri të kryemistrit Daniel Andreës, Melbourne dhe një zonë në rajonin e Victorias do të mbyllen sërish.

Sipas urdhërit kjo mbyllje do të zgjasë për gjashtë javë, shkruan BBC. Melbourne është qyteti i dytë më i madh në Australi dhe javët e fundit ka shënuar rritje të numrit të rasvete të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Melbourne janë raportuar 191 raste të reja, rekord ditor për qytetin.

Ekzistojnë vetëm katër arsye që mund të dilni nga shtëpia juaj: për punë ose shkollë, për kujdes ose dhënie kujdesi, për stërvitje të përditshme, dhe për ushqim dhe sende të tjera të domosdoshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here