Ubaldo Marcelli, daja i Matiasit, fëmijës shqiptar të vrarë në Vetralla nga babai i tij, Mirko Tomkow, dje hyri në spitalin Belcolle i armatosur me thikë duke bërtitur: “Më thuaj ku është Mirko, do ta vras. Matias i ndjerë ishte fëmija i Mirko Tomkow me një grua shqiptare. Megjithatë pas këtij akti daja i vogëlushit është ndalur nga autoritetet. Babai i Matias, Mirko, ndodhet i shtruar në repartin Belcolle, ku gjenden të gjithë ato të burgosur që kanë probleme shëndetësore.

Daja i fëmijës tani është dërguar në komisariat dhe rrezikon të burgoset. Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua në Vetralla, ku babai i 10-vjeçarit u arratis nga spitali ku ndodhej dhe masakroi me thikë djalin në shtëpinë e tij.

Ai ishte në prag divorci me gruan shqiptare dhe besohet se vrasjen e ka kryer për shkak të konflikteve me të.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here