Përplasja brenda partisë më të madhe në opozitë, ka shkuar në pikën e vlimit.

Tashmë listat me firmat e 4200 anëtarëve të këshillit kombëtar janë mbyllur në një kasafortë në selinë e PD.

Firmat janë për të mbështetur nismën e mbledhjes së këshillit kombëtar.

Por kjo nisëm nuk njihet nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua direkt sot Sali Berishës duke i thënë se nuk i kishte firmat dhe nuk i dorëzoi te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie, si ish kryetar i kësaj partie.

“Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”, u shpreh ai.

The post Basha-Berishës: Nuk i kishe firmat! Boll ndihmove Edi Ramën! appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here