Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhur me debatet brenda selisë blu, teksa ky i fundit i cilësoi si fundin e etikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha iu drejtua Ramës, duke i thënë se bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda PD-së me kërshëri, ndërsa i kërkoi të mësojë dhe të shohë deri në fund, pasi “këdo që vendos interesat e tij personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara”.

“Bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda familjes sonë politike me kaq kërshëri, mëso, por shiko deri në fund, se as ty, dhe askënd tjetër, që ka bërë hesap të vendosë interesa te tij personale mbi interesat shqiptare, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, PD ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Kjo rrugë mund të bëhet vetëm duke mobilizuar gjithë shqiptarët, që pikë sa pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën, që je ti dhe lemeria jote, që e quan qeveri”, u shpreh Basha.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here