Mediat amerikane kanë publikuar foton e autorit të vrasjes së  27-vjeçares shqiptare në SHBA, Joana Peca. Sipas mediave tëg huaja si  autor i krimit tronditës është identifikuar 38-vjeçari Benjamin Robert Williams aka Bambi. Ky i fundit dyshohet se qëlloi për vdekje brenda makinës dhe në sy të dy fëmijëve të saj të mitur të renë me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës.

Policia amerikane ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka këqyrur vendngjarjen, duke dalë në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku, të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë së bashku me fëmijën tjetër të mitur, kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Policia tanimë është vendosur në kërkim të autorit. (Maska.al)

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here