Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq, ku një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 fëmijë dhe një grua, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Benz”.

Ata ajnë nisur menjehëre drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një ngjarje rrugore, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka marrë mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy femijë, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

The post Benzi merr para kamionin në Korçë, raportohet për të lënduar appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here