Një ngjarje rrugore është regjistruar në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra lart rreth-rrotullimit të Poshnjes.

Një mjet tip ‘Benz’, me targa AA 780 DE, që drejtohej nga Endri Zhuka duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati, ka marrë para mjetin e Policisë së Patrullës Rrugore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë janë lënduar rëndë drejtuesi i “Benzi-t” dhe 2 pasagjerët që ndodheshin me të.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës, drejtuesi i mjetit ka pësuar shembje të brendshme dhe për shkak të gjendjes së tij më të rënduar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe ekspertimin e vendit të ngjarjes, për të saktësuar edhe dinamikën e plotë të saj.

The post Benzi merr para makinën e policisë, niset me urgjencë drejt Tiranës shoferi appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here