Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, foli për balancën primare, e cila sipas tij, në 4 vitet e fundit ishte pozitive.Beqja iu përgigj akuzave të opozitës jashtëparlamentare se rritja e borxhit publik po varfëron shqiptarët.

Deputeti u shpreh se në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por të ardhurat për frymë u rritën me 25%. Ilir Beqja: ”Ka 4 vjet që lodhet Ahmetaj duke iu shpjeguar balancën primare. Sot po vendosim, nga 2023-shi nuk është më negative. Do të thotë që në 4 vitet e fundit është pozitive. Ja ku është 10 vjet negative, balanca primare.

Meqë opozita jashtëparlamentare ka dy javë që thotë se si borxhi publik i ka varfëruar shqiptarët, ja ku është e vërteta, 2013-2019. Këta jemi ne. Në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por u rritën me 25% të ardhurat për frymë. Shqiptarët jetojnë më mirë jo falë borxhit.  Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here