Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, por duke e quajtur vendimin nul, Sali Berisha në një betejë dhëmbë për dhëmbë me kryetarin e partisë që e themeloi vetë tre dekada më parë iu drejtua selisë së parlamentit si deputet i Partisë Demokratike. Jashtë sallës se seancave plenare u prit nga disa mbështetës, që hodhën edhe parulla kundër Bashës.

Në krah pati deputetet Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho. Duke folur për mediat, ai e akuzoi Bashën për pazar me Edi Ramën për përjashtimin e tij nga Grupi parlamentar i demokratëve.

Pazar i turpshëm Basha-Rama…paktin tua lëmë historianëve

E si asnjëherë më parë, Sali Berisha zgjodhi të ulet në fund të sallës, jo më pranë Bashës, por në krah të Tritan Shehut  dhe aleatëve të opozitës.

Pas seancës tonet me Lulzim Bashën i ashpërsoi edhe më shumë, duke i kujtuar fundin që e pret dhe paralajmëroi ndërmarrjen e çdo nisme statutore për largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Do të marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda PD, për ta kthyer aty ku i takon.”

Siç injoroi vendimin për përjashtim nga grupi dhe duke i kujtuar Bashës mbështetjen që gëzon ende në radhët e demokratëve, Berisha tha askush nuk do të guxojë ta ndalojë për të hyrë në seli.

“Unë jam deputet i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimi është ‘null and void’. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën.”

Edhe pas daljes nga parlamenti, mbështetësit që qëndruan deri në mbyllje të seancës e priten serish me ovacione, duke i ofruar mbështetje në betejën e re qe ka nisur, kësaj here për vendosjen e dinjitetit brenda partisë që drejtoi për shume vite me radhë dhe e dominoi që prej themelimit e deri tani.

Tv Klan

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here