Udhëheqësi historik i të djathtës shqiptare dhe PD Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë pjesëe parlamentit shqiptar kur ai të çeli legjislaturën e X në shtator, ndërsa u zotua se do të përmbysi narkoshtetin në Shqipëri. Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë” tha zoti Berisha ndërsa mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, ku u prit me ovacione nga pjesmarrësit.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre” tha zoti Berisha.”Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës. Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres” tha ish kreu i PD.
Zoti Berisha i cili bashkë me familjen e tij është shpallur i padëshrueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se po pret procedurat ligjore për këtë çështje. “Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia” deklaroi zoti Berisha para gazetarëve.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here