TIRANE

Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka iniciuar një lëvizje në PD pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar dhe ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit nuk ka shkruar në PD.

Firmat do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.

Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës ‘non grata’ nga SHBA, gjë që solli edhe vendimin tij për ta pezulluar nga grupi parlamentar.

The post Berisha nuk shkon vetë në PD, mbështetësit e tij dorëzojnë 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here