BETEJA PARAELEKTORALE QЁ PO TRAZON SHBA.

Në SHBA me datën 3 nëntor 2020, do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump apo Joe Biden. Presidenti aktual Donald Trump përfaqëson rrymën nazionaliste ndërsa, Joe Biden përfaqëson rrymën globaliste që mbështetet nga “Deep State” i cili në vetvete përfaqëson Kupolën Kabala dhe sot janë padronët universal që kanë komanduar botën për shumë vite.
Për katër vjet rresht Presidenti Donald Trump me slloganin “Amerika First”, ka qenë shumë i suksesshmën. Ai jo vetëm që nuk i është nënshtruar “Deep State”, por dhe po e lufton atë dhe është shprehur se do ta fitojë këtë luftë.

Duket se “Deep State”, apo padronët universalë me veprimet e Presidentit Trump dhe Putin po e ndjejnë fundin e tyre si dominues të padiskutueshëm dhe të paprekshëm.
“Deep State” mori goditje në Siri, ku bashkëpunimi i Presidentit Trump me Presidentin Putin shkatërruan ISIS-in.

Trump ndërpreu fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Rikthimin e shtypit të lirë kundër fake news.
Vendosi të tërheqe 9.500 trupa nga Gjermania.

Po kështu ka ndërmend të tërheqë trupat nga Iraku dhe Afganistani duke i qëndruar besnik thënies mjaft më me luftra qesharaka pa kuptim, ku në fakt goditen interesat e “Deep State”. Në Afganistan prodhohet rreth 70% e heroinës, që në gjuhën monetare bën një mal me para.
Kthimin e kapitalit amerikan që ishte investuar jashtë Amerikës, duke bërë të mundur hapjen e shumë vendeve të punës brenda SHBA-ve dhe duke i dhëne kështu një goditje globalizmit.

Duke parë rrezikun Trump, “Deep State” kërkon me çdo kusht qe Trump të mos zgjidhet. Për këtë ka mbështetur trazirat në Amerikë që shpërthyen nga vrasja e George Floyd. Mos vallë dhe Covid 19 është shpikje e tyre. A është Covid 19, një virus vdekjeprurës, apo është thjesht një grip. Mijëra amerikanë protestuan në rrugë sup me sup pa marrë asnjë infeksion. Pra virusi vdekjeprurës nuk ka eksistuar, ose është zhdukur.

Kjo gjë nuk i pëlqen “Deep State” i cili ka planifikuar nxjerrjen e vaksinës deri në vendosjen e çipit që është shenja e bishës. Me këtë shenjë do na kontrollojnë në çdo aspekt deri tek opinionet tona. Nëse do të arrijnë të na vendosin çipin, ku do të jenë dhe paratë tona elektronike, as nuk do të shesim, as nuk do të blejmë siç e thotë dhe Bibla. Më pas duke kontrolluar jetët tona do të do të tentojnë të na largojnë nga ZOTI i vërtetë, krijuesi i çdo gjëje, i të dukurave dhe i të padukurave dhe pastaj do na detyrojnë që ti falemi djallit, pasi ata përfaqësojnë racën e gjarpërinjëve, racën e djallit.

Për realizimin e qëllimeve të tyre të errta, pengesë është bërë Presidenti Trump. Me Trumpin kundër ata janë të shqetësuar. Për ta, ka filluar momenti i panikut dhe për këtë arësye ata mbështetën protestat duke përdorur një ofensivë masive psikologjike. Media manstream thoshte është luftë racore. Protestat para Shtëpisë së Bardhë kishin si qëllim të provokonin policinë, me qëllim që policia të qëllonte mbi protestuesit dhe të ishte një “Shesh Majdan” para Shtëpisë së Bardhë dhe në këtë mënyrë të fillonte revolucioni me ngjyra dhe në SHBA, por Presidenti Trump si një person inteligjent e kuptojë dhe e nxorri policinë pa armë.

Deri në zgjedhjet presidenciale, muajt e ardhshëm do të jenë dramatike. A do futet Amerika në një luftë civile me pasoja për mbarë njerëzimin? Duhet të kuptojmë se është një luftë, nëse demokracia dhe njerëzmi do të jenë të lirë, apo do të nënshtrohen.
Kërkojnë të eleminojnë Trumpin sepse është bërë pengesë për globalizmin e egër, që pasuron “Deep State” dhe shërbëtorët e tyre.
Joe Biden nuk do të fitojë për të njëjtën arsye që nuk fitoi Klinton. Amerikanët janë shumë të vetëdijshëm, ata flasin shumë për “Deep State” dhe duan që ky i fundit mos ekzistoje më.

Mbi të gjitha, shumica e popullsisë me origjinë evropiane, afrikane dhe aziatike, e dinë mirë se ndryshimi i stilit të jetesës së tyre, do të çonte SHBA në një krizë të paparë dhe shkatërruese për Amerikën dhe mbarë njerëzimin.
Nëse Trump rizgjidhet do të jetë më i fortë dhe më i lirë për të realizuar objektivin e tij “Amerika First”.
Shpresojmë të fitojë përsëri me qëllim që bota të jetë e lirë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here