Të paktën 90 viktima kryesisht civilë afganë si dhe 13 ushtarë amerikanë është rezultat paraprak i sulmeve të dyfishta me përdorimin e kamikazëve nga shteti islamik në aeroportin Hamid Karzai në Kabul. Nga këto atentate vetëvrasëse mbeten edhe më shumë se 160 njerëz të plagosur.

Grupi xhihadist që vepron në Pakistan dhe Afganistan, degë e Shteitt Islamik mori përsipër autorësinë e këtyre sulmeve me kamikaz. Presidenti Biden paralajmëroi se sulmet e ISIS -it  mund të vazhdojnë ndaj e ka kërcënuar grupin xhihadist me hakmarrje. Pavarësisht kësaj situate të rëndë përpjekjet për evakuim po vazhdojnë.

Mijëra refugjatë kanë mbërritur në Bazën Ajrore Ramstein të Gjermanisë, baza e madhe e Forcave Ajrore të SHBA në Evropë. Disa familje janë ndarë dhe më shumë se një duzinë fëmijë kanë ardhur vetëm. Këta refugjatë po vendosen përkohësisht në këtë bazë ajrore, ku do të qëndrojnë deri në dhjetë ditë dhe me pas do të zhvendosen  në një destinacion tjetër. Më shumë se 5,000 refugjatë janë dërguar tashmë në SHBA.

Më shumë se 100 mijë njerëz janë evakuar deri më tani nga Afganistani i pushtuar nga talebanët në 15 Gusht.

Klan News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here