Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një pasuri me vlerë 6 milionë euro. Mësohet se pasuria e sekuestruar ishte në emër të shtetasit Alban Xhepa, i cili rezulton i dënuar 3 herë në Itali.

Njoftimi i bërë nga Prokuroria e Tiranës:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime për veprën penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për shtetasin A. Xh dhe ka arritur të sekuestrojë një numër të madh pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme.

Hetimet kane filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë.

Sipas informacionit fillestar i dyshuari A. Xh, kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.

Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve.

Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’.

Per hetimin e çështjes është bashkëpunuar dhe me autoritetet e huaja, ku pas përgjigjes se ardhur pas kerkeses se bere nga ana jone per ndihme juridike rezulton se i hetuari A. Xh, rezulton te jete denuar 3(tre) here ne shtetin Italian per veprat penale ne fushen e Narkotikeve, Fallsifikimit si dhe te krimeve kunder personit.

Jane kryer veprimet e duhura ne drejtim te verifikimit te pasurive te luajteshme dhe te paluajteshme, dhe eshte vendosur sekuestrimi si me poshte:

➢ Sekuestrimin prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor te Mjeteve me targa dhe ne pronesi te shtetasve:

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here