Home Blog

Shoqërohet nga policia Azem Hajdarit djali i vogel i Azem Hajdarit. Dyshohet per droge

0

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël hash ashi.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë nar kotike e dyshuar can nabis sa tiva.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

netflixalbania

Më vranë djalin dhe provokuan, do shkoj tek…”/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, autori mori 5 vite burg

0

Dallandyshe Metaj me zërin e dridhur dhe lot në sy tregon se dhe pse kanë kaluar disa muaj, ende nuk kanë në dorë ekspertizën mjeko-ligjore që të vërtetojnë shkakun e vde.kjes dhe nëse i biri do të shpëtonte nëse do të kishte marrë ndihmë nga autori, i cili e hodhi në kanal dhe u largua.

Dallandyshe dhe Vullnet Metaj, prindërit e Qani Metajt, 25-vjeçarit që mbeti i vdekur në një ak.sident rrugor në 17 shtator të vitit të kaluar.

Ajo doli në media dhe takoi Kryeprokurorin Olsian Çela gjatë vizitës në Fier pak muaj më parë.

“Unë jam nëna e të ndjerit Qani Metaj. Pas meje ndodhet gjykata që ka gjykuar vde.kjen e djalit tim. Para 11 muajsh ma vranë djalin dhe ma lanë në kanal, ai që ma vr.au djalin është larguar nga vendi i aksidentit. Pas një zvarritje nga prokuroria, jemi ankuar edhe te Kryeprokurori. Pas bërjes mediatike për herë të parë pas 15 ditësh filloi gjyqi i parë, dje u mor një vendim i paprecedent, qesharak absolutisht.

A vallë vlen jeta e një 25-vjeçari 5.4 vite burg? A ky është shteti jonë? A kjo është drejtësia në vendin tonë? Ne kemi kërkuar gjykim normal, por gjyqtarja pranoi gjykimin e shkurtuar, kur Instituti i Lartë i Drejtësisë ka dhënë përfundimin fajtor në gjendje të rënduar, pasi kishte precedent penal të tjerë dhe braktisi viktimën. Ne kërkojmë nga gjyqtarja nëse djalit i ka ardhur vdekja nga përplasja me makinën apo mbytja në kanal. Gjyqtarja nuk pranoi këtë por gjykimin e shkurtuar duke e dënuar me 5.4 vite.

Pretendimet dhe kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Ne kërkuar një gjë të thjeshtë, nga se i erdhi vdekja djalit? Fajtori të dënohet plus për vra.sjen, por edhe braktisjen. U mor parasysh vetëm cfarë kërkoi pala tjetër. Ne do të shkojmë te ambasadorja Yuri Kim. Unë do të shkoj deri në Hagë, nuk ka shanse të shkeli dikush gjakun e djalit tim. Po kërkoj vetëm drejtësi dhe do ta kërkoj deri në pafundësi. Kjo është vr.asje për herë të dytë” tha ajo.

Por nuk mbaron me kaq, pasi Dallandyshe Metaj thotë se pas i vranë djalin, pala tjetër edhe e ka provokuar. “Në sallën e gjyqit provokoi. U lutem shumë atyre zotërive të lënë provokimet. Ai i tha djalit, cfarë ke që më shikon dhe unë si e mbajta djalin dje në shtëpi, pasi më tha “edhe më ka vra.re edhe më provokon, nuk ka shanse” tha nëna e djalit që humbi jetën.

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi raporton se gjykata vendosi për autorin të njëjtën masë që është kërkuar nga prokuroria si dhe mos lejimin e lirimit me kusht. Kështu, Klaus Mahmuti në bazë të vendimit të gjykatës do të vuajë një dënim përfundimtar prej 5 vitesh e 4 muaj në një burg të sigurisë së zakonshme ndërsa është deklaruar fajtor për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vde.kjen e Qani Metajt dhe “largim nga vendi i aksidentit.

Netflixalbania

Në Shtator rikthehet karantina në Shqipëri? Ja parashikimi bombë i zv.ministres –

0

 

Një lajm që po qarkullon është se Shqipëria rrezikon të rimbyllet në karantië nëse do kemi përhapje të gjerë apo varianteve të tjera, thonë se Shqipëria mbyllet në shtator.

Eugena Tomini tha:Sigurisht që deri në këto momente Shqipëria ka mbajtur nivelin e masave të moderuara dhe cdo gjë është kryer në varësi të situatës epidemiologjike, indikatorëve, pozitivitetit, e njëjta linjë do mbahet edhe në vijim edhe përkundrejt Deltës që parashikohet të sundojë qarkullimin.

Cdo element përkundrejt masave shrenguese varet në varësi të prezencës së Deltës, agresivitetit, e indikatorëve matës. Janë masa që ndryshojnë, situata është dinamike. Parasahikimet janë të gjitha parashikime asgje s’është e sigurt përkundrejt situatës epidemiologjike, ekspertë ndërkombëtarë s’janë të sigurt kundrejt parashikimeve, jemi duke ndjekur të njëjtën linjë e rekomandim si gjithë shtetet e botës.

netflixalbania

Shqiptaret ne ndihme te Gjermaneve te permbytur. Nderi duhet kthyer.

0

Kur i thashë se jam nga Kosova, ai filloi të qajë”: gjesti i Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin të cilët udhëtuan nga Këlni drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t`i shkuar në ndihmë personave të prekur nga përmbytjet, i ka prekur shumë banorët me të cilët ata kontaktuan. Rrugëtimi dhe pritja ne kolona të gjata për të hyrë në qytet, nuk i lodhën aspak dy vëllezërit, që me të hyrë në qytet kanë përveshur mëngët e kanë pyetur kush ka nevojë për ndihmë. Një ndihmë e pakushtëzuar, e shtyrë prej një ndjenjë fortë solidariteti, por edhe prej mirënjohjes.

netflixalbania

Sërish rritje rastesh me COVID/ 34 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

0

Sërish ka pasur një rritje të rasteve me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 232.

Nga 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshillon ministria.

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 34

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 868,822

Raste pozitive 132,797

Raste të shëruara 130,109

Raste Aktive 232

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 25
Durrës 22
Kukës 21
Elbasan 18
Shkodër 14
Lezhë 14
Fier 12
Korçë 7
Berat 5
Gjirokastër 1

Top Channel

Si do të shkojë shpërngulja e Edes në shtëpinë e Serkanit?

0

Eda kërkon që të vizatojë peisazhin për projektin e rradhës të Serkanit. A do ta pranojë Serkan punën e saj dhe të vendose vizatimin si pjesë të projektit?Si do të shkojë shpërngulja e Edes në shtëpinë e Serkanit? Eda dhe Serkan të dy së bashku gatuajnë për Selinin dhe të fejuarin e saj…

netflixalbania

Itali. Pashaporta jeshile do te perdoret edhe për autobusë dhe metro .

0

Qeveria italiane diten e sotme eshte duke punuar për të përcaktuar dekretin e ri Covid, i cili do të duhet të përcaktojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, kriteret për vendosjen e “ngjyrave” të rajoneve dhe rregullat për përdorimin e Green pass.

Për të dhënë dritën jeshile ndaj masës, sipas asaj që mësohet nga burimet qeveritare, ato duhet të mbahen sot, me një shtyrje të një dite krahasuar me datën e planifikuar fillimisht.

Sipas informacioneve, Transporti publik lokal nuk do të jetë në mesin e çështjeve të mbuluara nga dekreti: burime qeveritare kanë dalë se një vendim mbi përdorimin e mundshëm të Green Pass për autobusë dhe metro do të merret në një kohë të mëvonshme. Vendimi mund të vijë së bashku me atë për shkollën për të cilën, siç është konfirmuar, vlerësimi do të bëhet më vonë, në dritën e të dhënave për infeksionet dhe va ksinimet.

Mare nga shqiptari.net

Jam ulur ketu si barbone po pres autobusin se i fejuari im eshte palle e nuk blen dot nje makine.

0

Jam ulur ketu si barbone po pres autobusin se i fejuari im eshte palle e nuk blen dot nje makine.nje vajze duket  se eshte nxehur keq ne keto temperatura te larta te korikut. E ndersa ajo pret autobusin dhe te fejuarin bashke me te ajo ben nje foto dhe e poston ku nuk e fsheh fare deshperimin e saj .

faleminderit stafi po e postuat.

netflixalbania

Ne demokratet nuk hoqem dot Bashen nga PD si do e heqim Ramen nga kryeminister i lidhur me oligarket me krimin me gjykatat me te tere..Per ke do shkoj vota ime heren tjeter ?

0

Ne demokratet nuk hoqem dot Bashen nga PD si do e heqim Ramen nga kryeminister i lidhur me oligarket me krimin me gjykatat me te tere..Per ke do shkoj vota ime heren tjeter ?Kjo eshte letra e nje anetari te partise demokratike i cili ka mbetur pak i zhgenjyer nga zgjedhjet brenda PD.Kandidimi per kryetar kunder Bashes ishte nje levizje jo e vogel nga ana e demokrateve por ishte dhe nje lloj testi. Sa vlen vota jone. A jemi ne vertet zgjedhes apo vetem numra te manipulueshem. Tani kur e mendoj po dyshoj shume nese vota ime ka vajtur dem dhe do vazhdoj akoma te jem pa pune meqe jam opozitar. Si do shkoj vota ime heren tjeter kjo eshte pyetja.

netflixalbania

Ajerporti i Rinasit del me një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët: Paraqituni 3 orë para udhëtimit

0

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim për udhëtarët, ku sugjeron që ata të paraqiten në aeroport 3 orë përpara udhëtimit.

Sipas njoftimit nga TIA, “duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit”.

Njoftimi i TIA:

Njoftim nga TIA
Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport
Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.
Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Tirana International Airport

by shekulli online