Home Blog Page 3

Dënohet me vdekje personi që kontrabandoi dhe shiti serialin “Squid Game” në Korenë e Veriut

0

Koreja Veriore ka dënuar me vdekje një burrë që kontrabandoi dhe shiti kopje të serisë së famshme, “Squid Game”, pasi autoritetet kapën shtatë nxënës të shkollës së mesme duke e shikuar serinë e popullarizuar, i thanë burimet në këtë shtet Radios Azia e Lirë.

Thuhet se kontrabanduesi kishte sjellë një kopje të serisë në Korenë Veriore nga Kina dhe kishte shitur USB me këtë seri. Burimet thanë se dënimi do të zbatohet përmes skuadrës së pushkatimit, shkruan Radio Azia e Lirë, transmeton Gazeta Express.

Një nxënës që bleu një USB me këtë seri është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjatë të tjerë, të cilët e shikuan serinë, janë dënuar me pesë vite punë të rëndë. Mësuesit dhe administratorët e shkollës janë shkarkuar nga puna dhe përballen me dëbim për të punuar vetë ose në miniera, thanë burimet.

Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se kopjet e serisë me skena të dhunshme kishin arritur në shtetin e izoluar pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve që të mos lejohet depërtimi i medieve të huaja. Kopjet besohet se filluan të shpërndaheshin përmes USB-ve dhe kartelave SD.

E tëra kjo filloi javën e kaluar, kur një nxënës i shkollës së mesme në mënyrë të fshehtë bleu një USB me dramën e Koresë Jugore, Squid Game, dhe e shikoi atë me një nga shokët më të mirë në klasë”, i tha një burim i organeve për sundimin e ligjit në provincën e Hamgyong-ut Verior Shërbimit Korean të Radios Azia e Lirë të hënën.

Sipas burimit, arrestimi i pesë nxënësve e shënon herën e parë që qeveria koreane po e zbaton ligjin e miratuar së fundi për “Eliminimin e Mendimit dhe Kulturës Reaksionare” në një rast ku përfshihen të miturit.

Në bazë të ligjit të ri, shikimi, mbajtja ose shpërndarja e medieve nga shtetet kapitaliste, veçanërisht Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara, mund të dënohet maksimalisht me vdekje.

shekulli

E rëndë në Durrës, e zë korrenti brenda kabinës elektrike, humb jetën

0

Një person është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një kabinë elektrike.

Burimet thanë se paraprakisht dyshohet që viktimën ta ketë zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se viktima i seksit mashkull nuk është identifikuar ende. Policia ka nisur hetimet.

Netflixalbania

Dy burra rahin grate e tyre ne Tirane.Policia i areston .

0

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Netflixalbania

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë!

0

Ditën e sotme rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

netflixalbania

Nuk përballon dot debatin me Balinën, Fifi humb ndjenjat live gjatë emisionit

0

Në Big Brother Albania Vip ka ndodhur diçka e pazakontë. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh produksioni njoftoi se Fifi është mirë dhe se tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

Top Channel

Kapa të dashurin e vajzës duke luajtur me mbathjet e mia të palara. E bëmë direkt 4 herë…

0

Kjo 46-vjeçare ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’ dhe ka treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës. Sipas gruas, vajza e saj 22 vjeçare e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Dhe një ditë 46-vjeçarja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Gruaja nder te tjera shprehet se në vend që ta përzente apo qortonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj. Madje gruaja thotë se nuk kanë të ngopur në se.ks, pasi edhe herën e parë shkuan 4 herë.

WOW! Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeçarin teksa vajza e saj është betuar që nuk do ti flasë më me gojë, 46-vjeçar shprehet se ndihet çdo ditë fajtore, por një fajtore e kënaqur.

The Sun

Lajm i bukur, ja kush është çifti shqiptar që i mbijetoi aksidentit në Bullgari

0

Lulzim Sulejlmani dhe e fejuara e tij Medina Lutfiu ishin mes pasagjerëve të mbijetuar ditën e sotme nga tragjedia shqiptare në Bullgari ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona.Bëhet me dije se çifti kishin udhëtuar drejt Stambollit me agjencinë Besa Trans pak ditë pas fejesës së tyre.Sipas autoriteteve të mbijetuarit e këetij aksidenti janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin mjekësor në një spital në Sofje

Netflixalbania

Kam jetën time, bëj seks me kë të më dojë qejfi”/ Flet adoleshentja që u arratis me kushëririn: Doja vetë, ai s’më detyroi

0

Detaje te reja nga historia e 17- vjeçares qe kishte krijuar një lidhje dashurie me kushëririn e saj, djalin e hallës 7 vite më të madh, me të cilin ka qëndruar gjatë kohës që ishte larguar nga shtëpia.Pas largimit nga shtëpitë e tyre, dy të rinjtë kishin marrë një apartament me qira në lagjen 13 të qytetit bregdetar, ndërsa vajza kishte shkëputur kontaktet telefonike me familjarët e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa”, deklaroi Policia.

Vetë vajza ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj te kushëriri dhe ka kryer marrëdhënie pa e detyruar ky i fundit.

“Nga shtëpia jam larguar me dëshirën time, nuk më ka detyruar askush. Nuk kam dashur ta lajmëroj familjen, pasi nuk doja që të bëheshin merak. Gjatë kësaj kohe qëndrova te shtëpia e kushëririt tim. Jetonim të dy te një shtëpi që ai kishte marrë më qira në zonën e plazhit. Më ka trajtuar shumë mirë. Nuk më ka detyruar fare që të qëndroja kundër dëshirës sime. Kisha dëshirë të rrija më të. Asgjë nuk ka ndodhur kundra vullnetit tim. Kam jetën time dhe bëj çfarë të dua me të”

Netflixalbania

‘Mezi pres të vijë dita’- Kledi habit kur flet për Arjolën: Ka vend të veçantë në zemrën time

0

Ish banori i BB VIP, Kledi ka folur në emisionin “Breaking” në Top News për raportin që ka me Arjola Demirin, aktoren me te cilen u perfol se ajo mund te kishte pelqim ndaj tij.Ai ka treguar se me aktoren tropojane ka një raport të veçantë miqësor dhe mezi pret ta takojë këtë të fundit jashtë shtëpisë së Big Brother.

Ndër personat e tjerë më të dashur në shtëpi për Kledin është edhe Donaldi, duke e cilësuar këtë si një vëlla.

“Arjola ka vend të veçantë në jetën time, e kam mike shumë të mirë siç e patë dhe javën e fundit. Mezi pres të dalë jashtë të vijë ajo ditë ta takoj. “-tha Kledi.

Kujtojmë kur dy konkurrentët, Kledi dhe Arjola janë parë nga publiku si një çift i mundshëm por që palët e kanë mohuar

Netflixalbania

Binjakët shqiptarë qeu dogjën në krahët e nënës ne autobusin ne bullgari ku humben jeten 45 shqiptar, foto rrëqethëse

0

Dy binjakë 4-vjeçarë dhe prindërit e tyre ishin mes viktimave të zjarrit të tmerrshëm që shpërtheu mëngjesin e sotëm në autobuzin e mbushur me pushues në Bullgari.Luan Ahmeti e Alban Ahmeti, vdiqën së bashku me nënë e tyre Avnie dhe babanë Xhihan, në zjarrin ku humbën jetën dhe 41 të tjerë – dhjetë prej të cilëve fëmijë.

Nëna shqiptare u gjet e vdekur me dy djemtë e saj në krahë, pranë dyerve të autobuzit tragjikisht pa arritur të dalë. Mes të tjera viktimave ishte Gazmend Ukali, 27 vjeç, dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Belluli.

Turistët fatkeqë po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi kur u përfshinë nga zjarri në autostradë në Bosnek, pranë kryeqytetit Sofie rreth orës 02.00 të mëngjesit. Zëdhënsi bullgar Nikolai Nikolov tha se 12 fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit të rëndë. Pesë fëmijë të konfirmuar të vdekur, ishin nxënës të së njëjtës shkollë fillore në Shkup të Maqedonisë së Veriut, të afërm me njëri-tjetrin.

Sot në hyrje të shkollës shqiptare fillore Ismail Qemali ne Shkup nxënësit qanin kur mësonin për tragjedinë dhe fatin e shokëve të tyre. Erginin e kisha shok. Ishte djalë shumë i mirë. Më vjen shumë keq që kanë vdekur,” tha për mediat 11 vjeçari Blerim Bushi, shkruan britanikja The Sun. Shkolla ka pezulluar përkohësisht mësimin.

Në Bullgari, 45 vjeçari Adnan Yasharovski, tha se vajza e tij 16-vjeçare Zuleika e kishte marrë në telefon për t’i thënë se kishte shpëtuar. Ajo qante. Ishte djegur në duart por për fat nuk kishte gjë tjetër,” tha i ati jashtë spitalit. Ajo nuk tha shumë, qante dhe ishte e tronditur. Më lejuan ta shihja vetëm nga dera, jo në dhomë”, shton Adnani.

Një nga të mbijetuarit tha se kishte dëgjuar një “shpërthim të fuqishëm”, raportonin mediat vendase. Ato shtonin se shoferi i autobuzit mund të ketë vdekur kur mjeti goditi barrierat e rrugës dhe prandaj dyert e mjetit nuk mund të hapeshin. Në pamje autobuzi i djegur i tragjedisë shihej i rrethuar nga mjetet emergjencës që shkuan me nxitim në autostradën në Struma në perëndim të Bullgarisë.

Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar por pistat kryesore janë ato të fajit të shoferit. Hetuesi bullgar Borislav Sarafov tha: “Gabimi njerëzor i shoferit ose keqfunksionimi teknik janë versionet fillestare për aksidentin.” 52 njerëz udhëtonin në bordin e autobuzit të tragjedisë dhe shumë prej viktimave kishin lidhje fisnore me njëri-tjetrin. Ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani tha se autobuzi po kthehej në Shkup pas një fundjave pushimi në Stamboll të Turqisë.

Ministri i Transportit Petar Mutafchiev tha se shoferët ishin paralajëmruar për kushtet e  “rrezikshme” të rrugës ku po udhëtonin, raporton rrjeti 24Chasa. Mutafchiev shtonte se ne 2015 në këtë vend për pak sa nuk kishte ndodhur një aksident madhor. Skenat e tmerrshme përshkruheshin nga minsitri i brendshëm bullgar Boyko Rashkov, i cili tha se trupat e viktimave ishin “krejt të djegura.Në vitin 2019, Bullgaria, me një popullatë prej shtatë milionësh, kishte numrin e dytë më të madh të viktimave nga aksidentet rrugore në BE, me 89 njerëz të vrarë për çdo 1 milionë.

628 bullgarë kanë vdekur në rrugë në 2020 nga aksidente që i atribuohen kryesisht automjeteve të vjetëruara, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit dhe kushteve të dobëta të rrugëve, shkruan e përditshmja turke Daily Sabah.

Daily Sabah.

error: Alert: Content is protected !!