Britania e Madhe vendosi të heqë karantinën 14 ditore, të detyrueshme deri më tani për personat që mbërrinin nga jashtë, por kjo nuk i prek të gjithë.

Duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nga një sërë shtetesh, nuk do t`i duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar. Listë e Londrës megjithatë e ka lënë jashtë saj Shqipërinë, ndërsa i jep dritë jeshile Serbisë, Kroacisë, Italisë e Greqisë.

Shteti qe e vendosi me shumë vonesë  karantinën pas përhapjes së koronavirusit në Europë, u tregua tejet ngurrues në heqjen e saj. Vetëm në 4 korrik mundën të rihapen atje restorantet, hotelet dhe parukeritë, e u lehtësuan masat e distancimit fizik. Në mënyrë të vazhduar, kryeministri Boris Johnson përsëriste se  të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen mbrapa. Sipas këshilltarit për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Whitty, lehtësimi i masave përfaqëson “balancim të arsyeshëm të rrezikut”.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, sakaq kanë këmbëngulur se masa e distancimit fizik prej dy metrash do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani 283 mijë infektime nga koronavirusi e gati 44.000 vdekje.

Shtetet që nuk kanë nevojë për karantinë

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here