Për herë të parë pas katër muajsh, britanikët shijuan të shtunën lirinë duke festuar nëpër bare.

E emëruar si “super e shtuna” pasi Boris Johnson dha dritën jeshile që të rihapeshin restorantet dhe lokalet, mbrëmja nuk ka qenë fort e lehtë për autoritetet, por njëkohësisht edhe për disa të rinj që duket se e kanë tepruar me pijen.

The Mirror ka pasqyruar situatën në qytetet kryesore të vendit dhe duket se të rinjtë nga Britania ishin të vendosur për të nxjerrë maksimumin nga liria e rifituar edhe pse kjo mund t’u kushtojë shëndetin.

Në Leeds, një vajzë u fotografua pa ndjenja ndërkohë që dy oficerë policie mundohen t’i japin ndihmën e shpejtë.

Kjo jetë e shfrenuar nuk ka gjetur mbështetjen e të gjithëve, pasi shumë persona kanë shkruar në internet kritikat pasi të rinjtë nuk kanë respektuar rregullat e distancës fizike, diçka e pamundur kur në mes futet edhe pija.

/tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here