Një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë Elton Debreshi. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Debreshi është edhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ai u pushua nga puna si minator, ndërsa Gjykata i dha të dy ditë më parë të drejtën për të marrë rrogën e 15 muajve.

Pak pas mesnate, në orën 01:00 të kësaj të premteje, makinës së kryetarit të sindikatës së minatorëve, Elton Debreshit, iu vendos tritol. Fatmirësisht nga shpërthimi i tritolit në automjetin e parkuar në oborrin e shtëpisë së Debreshit, nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet materiale ishin të pakta.

Debreshi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i pavarur në Dibër edhe pse nuk arriti të marrë votat për të siguruar mandatin. Gjithnjë ka ngritur zërin për të drejtat e minatorëve, dhe vetëm së fundi mundi të marrë pagat për 15 muaj pas një vendimi të gjykatës për pushimin e padrejtë nga puna.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here