Edhe pse jetojme ne shekullin e XXI-të, ende shume njerez besojne te fallxhoret dhe shohin filxhane e letra.

Por një situatë e pazakontë qe i ka ndodhur një gruaje në afërsi të zones se njohur te Astirit ne Unaze te Re, teksa ka parë fatin tek një fallxhore, na ben te gjitheve te mendohemi dy here para se tu besojme serish ketyre grave te cuditshme.

Gruas i kanë vjedhur të gjitha sendet e floririt me vlerë gati një milion lekë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti sepse mendonte që i kishte me vete unazat, vëthët dhe byzylykët.

Për ka shkruar burri i zonjës që ka humbur sendet me vlerë:

Përshëndetje! Unë banoj tek pallatet e verdha pranë Astirit dhe dje kanë qenë tre gra rome që kanë bërë kërdinë në pallate. Hiqeshin si fallxhore dhe gruas time i morën mbi 600 mijë lekë sende floriri.
Këto tre gratë që shihni në pamje nga kamerat e sigurisë kanë çanta me rroba të përdorura dhe hiqen sikur vijnë për të bërë tregti që të shesin diçka dhe pastaj të ofrojnë mundësinë duke të thënë që a dëshironi t’ju shoh fatin.

I thanë gruas time dhe ajo pranoi dhe si përfundim i thanë që nëse dëshironi të hiqni të gjitha të këqijat nga shtëpia juaj, hidhini sendet tuaja të floririt në këtë copë nape dhe vendosi diku në shtëpi dhe hap napën pas dy orësh.

E bëri gruaja këtë dhe pas dy orësh kur e hapi napën nuk kishte asgjë, sepse në momentin kur ato fusin gjërat në napë vendosin një person përballë dhe ti nuk sheh asgjë.

Nuk e di si funksionojnë, por këto gra po bëjnë kërdinë.

Dje bëra denoncimin në komisariat dhe u thashë se ajo zona ka kamera të sigurisë, por më thanë që vonon shumë kjo punë ehaaa…

Gati sa nuk po luan mendsh gruaja ime dhe ndjehem shumë i mallkuar që jetoj në një vend të braktisur nga gjithçka.

Këto janë pamjet që kam mundur t’i siguroj, shpresoj që dikush t’i njohë.”

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here