Pas stuhisë së të ftohtit që ka pushtuar Teksasin, dyqani i mobileve i Jim McIngvale në Houston ka qenë i stërmbushur – por jo me blerës.

McIngvale kishte hapur dyert e lokalit e tij me mobile, për ata që kishin nevojë për akomodim, transmeton Telegrafi.

E kur stuhia e të ftohtit i la banorët e Teksasit pa energji elektrike dhe ngrohje në netët e ftohta, iu bëri thirrje qindra prej tyre që të futen brenda lokalit të tij.

“Më së paku çfarë kemi mundur të bëjmë, ishte të hapim dyqanin e mobileve me qëllim që t’ju sigurojmë një ambient të ngrohtë qytetarëve. Divanët dhe shumë televizorë, dyshekë e ushqim të mjaftueshëm”, ka thënë McIngvale.

Deri më tani ka hapur lokalet në Richmond dhe në Houston të Teksasit, që po shërbejnë si strehë për të gjithë ata që kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje.

Kjo nuk është hera e parë që McIngvale ndihmon qytetarët gjatë katastrofave natyrore. Në vitin 2017 kishte shndërruar disa prej dyqaneve të tij në strehimore, kur uragani Harvey goditi vendin.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here